Performanca e kengetarit te njohur italian Blanco-s në skenën e Ariston ne Sanremo pritej me padurim, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar. Për të, Sanremo 2023 përfundon mes zhurmave të publikut dhe vershellimeve…
Pse? Sepse ai pas nje problemi teknik, nuk duroi dhe prishi gjithe skenen duke fluturuar lulet e vazot.
Me pas tha: “Gjëja e bukur e muzikës është se nuk duhet të ndjekësh gjithmonë një model” I mbuluar nga zhurmat, Blanco i shpjegon publikut pse i gjuajti lulet në skenën e Sanremo 2023 gjatë performancës së tij.
“Doni të ktheheni më vonë për ta kënduar përsëri?”, më pas pyet dirigjenti ndërsa fton të pranishmit të qetësohen, “ata u zemëruan sepse theu vazot dhe lulet. Pse e keni bërë këtë?”.
Pa dyshim: “Doja ta bëja gjithsesi, kuptimi është që nuk e dëgjova zërin dhe thashë me vete se gjithsesi po argëtohem”, thotë ai duke buzëqeshur.
Menjëherë pas kësaj, legjenda e muzikes italiane Gianni Morandi hyn me një fshesë dhe përpiqet të pastrojë rrëmujën e luleve të shpërndara nëpër skenë.



































