Gazetari Poli Hoxha u shpreh se kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë negociata në lidhje me çmimin e fishekëve që ndodheshin në një fshat të Gërdecit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në lidhje me çështjen e Gërdecit ka shprehur dëshirën për të dëshmuar dhe gazetari që kohë më parë bëri një shkrim në lidhje me Berishën në “New York Times”.
“Është pastrimi i parave, është shpërdorimi i detyrës dhe pastaj është dhe organizata kriminale. Nuk është thjesht korrupsion. Në dijeninë time kanë ardhur disa letër porosi dhe nga Qipro, dhe nga SHBA. Duhet të kuptojmë se për aferën e fishekëve në SHBA është bërë një gjyq. Nga ana tjetër kemi ish-shefin e shtabit të përgjithshëm që është njeriu kyç i gjithë procesit të këtij biznesi, i cili ka kërkuar azil politik. Është vetë ofruar për të dhënë dëshmi gazetari që bëri shkrimin në New York Times për negocimin e çmimit të fishekëve. Ky është hetimi, nuk e di sa do të shkojë përpara”- tha ai.



































