Allison Guerriero, ish-dashura e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka folur sërish dje për raportet që ai ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas saj, kreu i qeverisë dhe McGonigal kanë qenë miq shumë të mirë dhe flisnin shpesh me anë të një aplikacioni të quajtur “Viasat”. Në një intervistë për “EuroNews”, ajo ka rrëfyer se Charles shpesh herë i tregonte fotot që kishte me kryeministrin Rama, ndërsa e konsideron miqësinë e tyre si të pazakontë. Ajo tregon një rast konkret, kur McGonigal dhe Rama kanë darkuar në New York në një restorant shumë të shtrenjtë. “Charles më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charles më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte. Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI”, deklaroi Allison Guerriero.
Vizitat
Sipas saj, McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së. “Nuk e di cilat ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mend çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë”, ka rrëfyer ndër të tjera ish e dashura. Guerriero tregon se është marrë në pyetje nga FBI dhe madje e kanë pyetur edhe për Shqipërinë. “Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charles në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjet do të merren në kohën e duhur”, tregon ajo.
Bashkëpunimi me FBI
Më tej zonja Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit. Ajo thotë se e-mailin e denoncimit ia dërgoi FBI-së , pasi ishte kthyer nga funeral i një personi të afërt kur ishte në gjendje të dehur. Ajo zbulon se në e-mail tregoi për lidhjet e McGonigal me rusët, si dhe vizitat që ish-i dashuri i saj bënte në Shqipëri pa i raportuar në institucionin ku punonte. “E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë. Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email”, sqaroi ajo.
Paratë
Ndërkohë zonja Guerriero përshkruan edhe momentet kur ka parë çanta me para në shtëpin e ish-agjentit të FBI. “Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam patur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam patur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë”, u shpreh ajo. Po ashtu, ajo është e pyetur a ka patur dyshime për të ardhurat e tij. “Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në Neë York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete”, nënvizoi Allison Guerriero, ish-dashura e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.









































