Shakira “bën për spital” të dashurën e Pique, 22-vjeçarja përfundon me urgjencë drejt spitalit

0
313

Clara Chia Marti, e dashura 22-vjeçare e futbollistit Pique duket se po kalon një periudhë të vështirë.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se modelja është dërguar në spital pas gjendjes së rënduar psikologjike dhe krizës së ankthit.

Sipas mediave ankthi i ka ardhur pikërisht pas publikimit të këngës së fundit të Shakirës, ku përmendet gjithashtu edhe emri i 22-vjeçares.

Ndërkohë para disa ditësh futbollisti ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën e tij, ku komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Kujtojmë se lidhja e Piques me Clarën ka nisur paralelisht, teksa ai bashkëjetonte me Shakirën dhe dy djemtë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here