Skenari për eliminimi i Tom Doshit disa vite më parë është rikthyer sërish në qendër të debatit politik dhe mediatik. Në vitin 2015, ish-deputeti Doshi zbuloi se ishte thurur njëatentat kundër tij, ndërsa akuzoi ish-presidentin Ilir Meta, asokohe kryetari i Kuvendit si porositës i eliminimit fizik të tij. Por hetimi i kësaj ngjarje u zvarrit, çka asokohe detyroi zotin Doshit të pajtonte një ekspert amerikan, për të zbardhur çështjen, pasi drejtësianë Shqipëri nuk kishte vullnet, për shkak tëpresionit politik. Por kur kanë kalur gati 8 vjet nga kjo ngjarje e bujshme, dje gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se biznesmeni dhe politikani që përmendet në akuzën ndaj Charles McGonigall, është Tom Doshi dhe se ky i fundit ka zhvilluar një takim në Vjenë me ish agjentin e FBI, për ti kërkuar ndihmë, që të hetonte nëse Ilir Meta donte ta vriste.Hoxha theksoi se në pikën 31 të dosjes thuhet se në datën 18 nëntor i pandehuri McGonigal dhe një prokuror intervistuan të njëjtin biznesmen dhe politikan që Charles kishte takuar Agron Nezën. Sipas tij, biznesmeni dhe politikani që përmendet në akuzën ndaj Charles McGonigall, është Tom Doshi dhe se ky i fundit ka zhvilluar një takim në Vjenë me ish agjentin e FBI, për ti kërkuar ndihmë, që të hetonte nëse Ilir Meta donte ta vriste, pretendim që Doshi e kishte në vitin 2017, por që sipas tij nuk u hetua siç duhej nga autoritetet, pasi Meta kishte influencë mbi Adriatik Llallën. “FBI s’ka asnjë të dhënë të intervistës në dosje. Ai është takuar disa herë sepse i është kërkuar të ndihmojë në zbardhjen e një atentati të organizuar në Shqipëri. Ka pasur hetim për këtë çështje i cili u kombinua me një hetim tjetër për pastrim parash dhe më pas u mbyllën për mungesë të dhënash dhe pastaj në 2018 Llalla u shpall non grata. Në shtator 2017, një biznesmen dhe politikan i tha (Charles McGonigal) që kanë dashur të më bëjnë atentat. Është rasti i zotit Tom Doshi, që ishte i bindur se kishte patur një atentat ndaj tij. Autoritetet nuk e hetuan këtë në Shqipëri. Ai gjeti mundësi dhe kërkoi ndihmën e FBI. Thuhej se Zoti Meta ndikonte te zoti Llalla, ish kryeprokuror dhe nuk u hetua, por u hetua personi që bëri kallëzimin. Më mbrapa në nëntor, u bë takimi i Vjenës, ku zoti Doshi ka qenë bashkë me këta (McGonigal dhe Neza) dhe ka qenë edhe një prokuror federal. Personi në fjalë (Tom Doshi) nuk kishte besim në autoritetet brenda vendit dhe kërkoi ndihmë të specializuar jashtë. I ka kërkuar ndihmë një zyrtari të FBI për ta ndihmuar. Prandaj e ka bërë këtë takim”, deklaroi ai.
Vizita e ish-agjentit të FBI në Shqipëri
Më tej gazetari investigativ Artan Hoxha theksoi se Charles McGonigal ka vizituar Shqipërinë në një periudhë kur në Shqipëri ka pasur zhvillime të rëndësishme përfshirën fushën e drejtësisë i cili më pas ka vijuar me non gratën e Adriatik Llallës. Sipas tij, Agron Neza ka luajtur rolin e përkthyesit dhe në dosje shënohet që shpenzimet e tij nuk janë paguar nga FBI dhe as nga personi që është atje në hetim. “Charls McGoniogal në momentin e parë që e kemi parë na është thënë se është i rëndësishëm nga FBI, por ne më të rëndësishëm atje njihnim Agron Nezën dhe ky që shoqëronte Agronin. Kështu që ka qenë një periudhë kohe kur në Shqipëri ka pasur zhvillime të rëndësishme përfshirën fushën e drejtësisë dhe menjëherë 2018 nisi me non gratën e Llallës. Sigurisht që ai bashkë me detyrën e vetë, ku ishte si një mundësi që të ndihmonte në këtë proces, por fakt është se atje ishte shënuar kur ai thotë se ka qenë në takim në Vjenë me një prokuror të drejtësisë, drejtori i divizionit kundër zbulimit, Agron Neza që ka luajtur rolin e përkthyesit dhe në dosje shënohet që shpenzimet e tij nuk janë paguar nga FBI dhe as nga personi që është atje në hetim. Ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Dashur pa dashur kjo dosje na ka dhënë një indicie që ka ndodhur një takim i tillë”, u shpreh ai.
Dosja “Tropja”
Po ashtu, gazetari i njohur, Artan Hoxha u ndal edhe tek Dosja “Tropoja”, në të cilën janë përfshirë shumë vrasje të ndodhur në këtë qytet, për të cilën u shpreh se do të ketë zhvillime të reja thotë gazetari investigativ Artan Hoxha.Madje, Hoxha theksoi se kjo është një dosje që politikës nuk i intereson e vërteta, por pavarësisht kësaj, gjithçka një ditë do të zbulohet.“Dosja Tropoja është një histori që vijon akoma dhe do ketë zhvillime të reja sepse është një histori që nuk ka mbaruar asnjëherë.Është një histori që futet politika dhe nuk i intereson e vërteta, por do të ketë të reja. Kështu që edhe 21 janarin unë e kam parë në këtë vazhdë, së pari njëherë është një çështje e rëndësishme që përbën interes për publikun, është një çështje mediatike se për mua ajo ka qenë një nga ngjarjet ku media dëshmoi se sa e rëndësishme është në shoqërinë e një vendi, sa peshë ka”, nënvizoi Hoxha.









































