Google search engine
Home Bota Dërgimi i tankeve Leopard 2 në Ukrainë, Gjermania merr vendimin, ja çfarë...

Dërgimi i tankeve Leopard 2 në Ukrainë, Gjermania merr vendimin, ja çfarë pritet të ndodhë

0
145

Gjermania konfirmon se do të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake Leopard 2 dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë.

Qeveria gjermane tha se Berlini fillimisht do t’i sigurojë Ukrainës një ngarkesë të tankeve Leopard 2 A6, e cila përbëhet nga 14 automjete, nga stoqet e veta.

Qëllimi sipas autoriteteve gjermane është t’i sigurojë Ukrainës një total prej dy batalionesh së bashku me vendet e tjera.

Vendimi është mirëpritur nga Parisi zyrtar, ndërkohë që edhe mediat spanjolle bën me dije se edhe Madridi pritet të dërgojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here