Voshtina sjell muzikalin “Callas and Onassis” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

0
126

Muzikali i filmit “Callas and Onassis” do të vijë në skenën shqiptare. Muzikali do të vijë në Shqipëri, pikërisht në 100-vjetorin e lindjes së sopranos greke, Maria Callas, falë bashkëpunimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) të Shqipërisë me atë të Operës së Varnës. Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtoresha e përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, nëpërmjet një postimi në median sociale, ku e cilëson si një surprizë të bukur për miqtë e artit. “Shënjuam fillimin e një rruge të gjatë ndërveprimi me Teatrin e Operës së Varnës”, duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për muzikalin “Callas and Onassis”, me drejtoreshën e Teatrit të Varnës, Daniela Dimova”, shprehet drejtoresha Abigeila Voshtina. Nëpërmjet këtij memorandumi, teatrot e dy vendeve do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mes tyre artistë e regjisorë të ndryshëm, si dhe dirigjentë të korit, të përfshirë në aktivitetet e kalendarit artistik 2023. Një ndër objektivat e TKOB-së, sipas Voshtinës, është edhe vënia në skenën shqiptare të produksionit të përmasave të mëdha “Aida” me regji nga Franko Zeffirelli, për të cilën e ka vlerësuar mbështetjen e drejtoreshës Dimova, si të paçmueshme. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Abigeila Voshtina në dhjetor të vitit që lamë pas gjatë prezantimit të kalendarit artistik të këtij viti u shpreh se përmban një program me synim rritjen e cilësisë artistike. Veçantia e programit këtë vit sipas saj qëndron tek risitë. Drejtoresha Abigeila Voshtina tha se dallohen tituj veprash, që vijnë për herë të parë në skenën shqiptare. Përveç titujve në kalendar, jeta artistike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përmbajë edhe mjaft tituj të tjerë në vitin 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here