Ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, gjykata zbut masën e sigurisë për zv/drejtorët e Policisë

0
167

Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar dje masën e sigurisë për ish-zëvendës drejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Të dy kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prill të vitit 2021, por sipas vendimit të togave të zeza, do të zbutet masa e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Si Nushi, ashtu edhe Palla, akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore. Nushi ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani. Në momentin e vrasjes, Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill. Ndërsa asokohe nëndrejtorit të policisë Nikollaq Palla i është vënë arma në kokë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe sërish asnjë nuk ka reaguar. Për më tepër që në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe ndaj akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Albert Nushi bashkë me nëndrejtorin Nikollaq Papa u lanë në arrest shtëpi, ndërsa gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.  Ata janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here