Teksa po afron zgjedhja e pasuesit të Arben Krajës në krye të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, “Zëri i Amerikës” ka zbardhur dje prapaskenat nga ajo që po ndodh pas dyerve sa i takon se kush do jetë kreu i ri i SPAK, ku shumë grupe interesash “po përplasin” brirët me njëri-tjetrin. “VOA” thotë se ambasadorja e SHBA në Tiranë reagoi dje sërish për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi ka nuhatur se po tentohet kapja e SPAK. Ndërkohë media në fjalë, ndërsa vë në dukje edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje. “Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu sot sërish shqetësim ndaj procesit të përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pak më pas, për të njëjtën çështje u prononcua po në Tëitter, kryeministri Edi Rama. Si për të shuar dyshimet se postimi i tij nuk është një replikë ndaj ambasadores, ai që në krye shkruan se është “plotësisht dakord me Tëitterin e ambasadës amerikane”. Por ndërsa vë në pah se kreun e SPAK e zgjedh vetëm “Këshilli i Lartë i Prokurorisë që varet vetëm nga anëtarët e vet” dhe askush tjetër, përfshirë dhe qeverinë, bie në sy fakti mënyra se si e veçon përfaqësinë amerikane në këtë listë kur shkruan “ambasada jo e jo””, thuhet në shkrim. Ndërkohë në shkrimini e tij, “VOA”, thekson se ambasada e SHBA ka marrë sinjale të qarta se ka përpjekje për të ndërhyrë në përzgjedhjen e kreut të SPAK. “Një fjali që lë vend të interpretohet, si një tjetër referencë ndaj ambasadores Kim, e cila në Tëitterin e saj kishte treguar se “gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore”. Ndërsa postimi i saj mbyllej me pohimin se “do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”. Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje. Fillimisht ambasadorja Kim e ngriti shqetësimin sapo KLP miratoi tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili”, mbyllet artikulli “Zërit të Amerikës”.