KUJDES! Kurrë mos e aktivizoni ngrohjen para se të filloni të nisni veturën. Dëmi mund të jetë i paparashikueshëm. Flet eksperti

0
168

Shoferët profesionistë këtë kurrë nuk duhet ta bëjnë, sado që të jetë ftohtë, sepse e dëmtojnë veturën

Edhe pse të gjithë ndihen këndshëm kur ulen në veturën e ngrohur dhe udhëtojnë pa u dridhur nga i ftohti, mirëpo kështu bëjnë më shumë dëm se dobi, shkruan Mirror.

Jason Fenske, ekspert i drejtimit të veturave, ka shpjeguar se aktivizimi i ngrohjes pa e nisur veturën zgjat kohën e ngrohjes.

Shumica e motorëve sot ka karburant të injektuar, andaj nuk ka nevojë të punojë ngrohja kur vetura nuk është në lëvizje. Vetura do të ngrohet gjatë lëvizjes së lehtë dhe do të arrijë temperaturën e përshtatshme.

Veç kësaj, ngrohja e përmendur më sipër shkakton tëhollim të vajit të motorit, ku benzina e pastër depërton në vaj dhe shkatërron cilësinë e benzinës dhe vetvetiu rrit shpenzimet.

Hiqni akullin ose borën nga dritaret në mënyrë që të mund të vozitni në mënyrë të sigurt dhe të filloni të vozitni menjëherë – në vetëm pak minuta pjesa e brendshme e makinës do të ngrohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here