Emergjenca Civile del me njoftimin më të fundit/ Shkodra “zhytet” në ujë, gati 2000 hektarë tokë të përmbytura! Ja çfarë po ndodh me Liqenin dhe Lumin Drin

0
186

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme edhe në qarkun e Shkodrës.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë rreth 1920 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa lumin Drin dhe Liqeni i Shkodrës janë shumë pranë arritjes së kuotës maksimale.

Po ashtu probleme raportohen në disa rrugë dhe ujësjellësa, ndërsa autoritetet pohojnë se janë në terren dhe po monitorojnë situatën hap pas hapi.

Njoftimi për qarkun Shkodër: 

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e deri tanishme ora  8.00 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00) 7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm me oren 16.00) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur 1920 Ha

NjA Ana Malit ka te permbytura nje sip prej 1100 Ha

Ne rrugen e Obotit nuk kalohet me mjete te uleta, vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion)

Ujsjellesi Oblika 1 momentalisht eshte jashte funksionit.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha.

Berdice 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha. Rruga Theth-Breglumi eshte e bllokuar nga rreshqitjet e dherave Strukturat e EC Bashkia Shkoder jane ne terren per monitorimin e situates

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here