Hekuran Marku, ish truproja e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është dënuar ditën e sotme me 8 vite e 8 muaj burg Hekuran Marku.Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.
Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.