“Do të vijë edhe Vuçiç!”/ Zbulohet vendi ku do të mbahet Samiti i Tiranës, zbardhet çfarë do të ndodhë sonte në darkë

0
246

Samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë ditën e nesërme (6 Dhjetor) do të mbahet në ambientet e hotelit të hapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.

Mësohet se nga burime të Kryeministrisë i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilën në fundjavë u deklarua nga zyra e presidencës serbe se nuk do të merrte pjesë në këtë samit të rëndësishëm.

Sipas mediave, ka qenë ndërhyrja e BE-së duke bërë që Presidenti serb Vuçiç të rishikonte vendimin e tij.

Një pjesë e liderëve të BE që do të marrin pjesë në samit do të mbërrijnë që sonte në darkë në Tiranë, të tillë si Kryeministri i Hungarisë, i Portugalisë, i Kroacisë, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Eurokomisioneri për Zgjerim, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani etj.

Në këtë samit do të flitet për shumë çështje mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thekson gazetarja Elja Zotka, ndër të cilat lufta e Rusisë në Ukrainë dhe emigrimi i qytetarëve nga rajoni Ballkanit drejt BE-së dhe Britanisë së Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here