Botërori i Katarit mbylli ndeshjet në grupe, me skuadrat që mësuan edhe përballjet në 1/8 e kompeticionit. Nga grupi A kaluan Holanda dhe Senegali, në atë B Anglia dhe SHBA, në grupin C Argjentina dhe Polonia. Nga grupi D Franca dhe Australia kaluan më tej, në atë E Japonia dhe Spanja, teksa në grupin F Maroku dhe Kroacia. Në grupin G Brazili dhe Zvicra kaluan më tej, teksa në grupin H Portugalia dhe Korea e Jugut.
Tanimë janë mësuar edhe çiftet që do përballen në 1/8 e Kupës së Botës. Holanda, Argjentina dhe Spanja kanë shmangur përballjet big, teksa Brazili luan me Korenë e Jugut. Portugalia luan me Zvicrën dhe Franca me Poloninë.
Çiftet në 1/8:
Holandë – SHBA
Argjentinë – Australi
Japoni – Kroaci
Brazil – Korea e Jugut
Angli – Senegal
Francë – Poloni
Marok – Spanjë
Portugali – Zvicër