Parlamenti Evropian kundër Orbanit: Hungaria, jo më një shtet demokratik

0
242

Parlamenti Evropian ka vendosur dje se Hungaria nuk është më një demokraci e vërtetë. Pas debatit të djeshëm me Komisionerin e Drejtësisë Didier Reynders për zhvillimet në Hungari që kur Parlamenti aktivizoi nenin 7 në 2018, eurodeputetët miratuan një draft raport që paralajmëronte se vendi nuk mund të konsiderohet më një demokraci e plotë. Raporti u miratua me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime. Eurodeputetët nga Lega dhe Fratelli d’Italia votuan kundër raportit. Parlamenti Evropian dënon “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike të qeverisë hungareze” të udhëhequr nga Orban që synojnë minimin e vlerave evropiane dhe kërkon të vazhdojë me procedurën e nenit 7. Mungesa e veprimit vendimtar nga BE: shkruan Parlamenti Evropian në një shënim kontribuoi në shfaqjen e një “regjimi hibrid të autokracisë zgjedhore”, që është një sistem kushtetues në të cilin mbahen zgjedhjet, por nuk respektohen normat dhe standardet demokratike. Parlamenti Evropian, theksohet, shpreh keqardhje për paaftësinë e Këshillit për të bërë përparim të rëndësishëm për të luftuar prapambetjen demokratike dhe thekson se neni 7 (1) nuk kërkon unanimitetin e Shteteve Anëtare për të identifikuar një rrezik të qartë të shkeljes së rëndë të vlerave të BE-së, as të formulojë rekomandime dhe afate të sakta. Sipas eurodeputetëve, çdo vonesë e mëtejshme do të përbënte shkelje të sundimit të ligjit nga vetë Këshilli. Për më tepër, eurodeputetët i kërkojnë Komisionit që të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion, në veçanti Rregulloren për kushtëzimin buxhetor. Ka disa fusha politike në lidhje me demokracinë dhe të drejtat themelore që vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim në Hungari: funksionimin e sistemit kushtetues dhe zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit, korrupsionin dhe konfliktet e interesit dhe lirinë e shprehjes, duke përfshirë pluralizmin mediatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here