Në lidhje me lajmin që qarkulloi në media ditën e sotme me rrëmbimin e djalit të Fatos Gosës, i cili njihet ndryshe dhe si i forti i Peqinit, ka reaguar menjëherë Policia e Elbasanit.
U tha se një benz me tre persona lishte tentuar rrëmbimin e djalit të Gosës, i cili kishte mundur që të largohej me vrap dhe nga ky moment i mituri ishte larguar nga Peqini, por sipas policisë një gjë e tillë është mohuar nga ana e familjarëve.
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, që bën fjalë për 3 persona të maskuar që kanë tentuar të rrëmbejnë djalin e mitur të shtetasit F. G., në qendër të qytetit të Peqinit, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Nga verifikimet dhe deklarimet e familjarëve të djalit të mitur rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë.
Theksojmë faktin se në Polici nuk ka patur asnjë kallëzim për një ngjarje të tillë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon mirëkuptimin e mediave që të kërkojnë informacion të plotë pranë DVP Elbasan, para se të publikojnë lajme për të cilat nuk kanë informacion të saktë.