Hapen dosjet, 71 zyrtarë të lartë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit

0
181

Nga 2189 kandidatë që u janë hapur dosjet përpara se të synonin një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Shifrat u bënë të ditura në një seancë dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore, për raportin vjetor të veprimtarisë së autoritetit për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit.

Nga 71 zyrtarët e identifikuar si të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, 13 prej tyre tentuan të bëheshin pjesë e kupolës së drejtësisë. Konkretisht në SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, e Prokurori.

Ndërkaq, 6 persona me dosje në ish-Sigurimin e Shtetit kanë aplikuar dhe garuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

“Sa i përket verifikimit të figurave. Kemi pasur dy blloqe institucionesh qe kanë dominuar, nga njëra anë organet e reja të vetingut KLP, KED, SPAK, BKH, ILD dhe prokurori dhe nga ana tjetër është vetting i policisë. Nga grupi i parë kemi gjetur rreth 13 kandidatë që figurojnë me dokumente në ish-sigurimin e shtetit ndërsa për procesin e vetingut në polici, janë verifikuar 94 kandidatë, dhe 6 prej tyre janë gjetur me dokumente në ish-sigurimin e shtetit”, u shpreh Gentiana Sula.

Kryetarja e autoritetit të dosjeve ngriti si shqetësim edhe procesin me dy standarde të verifikimit të figurave.

“Disa problematika që na kanë dalë dhe për të cilat kërkojmë bashkëpunim me parlamentin ka të bëjë me procesin e verifikimit të zyrtarëve”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here