Java e Kulturës Greke, një koncert për publikun në Tiranë

0
373

Në kuadër të Javës së Kulturës Greke u zhvillua një koncert në Tiranë. Orkestra Symphonic Rebetiko nga Yannis Belonis, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Mikis Theodhorakis gjatë 15 viteve të fundit interpretoi më të mirat e repertorit të vet në kuadër të transmetimit të vlerave kulturore nga vendi fqinj. Në sheshin “Skënderbej” artistët prezantuan traditën e tyre muzikore me karakter të fortë simbolik, ideologjik dhe artistike greke. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehej më parë se nën notat e muzikës ata do të sillnin një mbrëmje të paharrueshme. Rebetiko padyshim përbën pjesë të pandashme të traditës popullore greke dhe ka lënë të paprekshme gjurmët e tij tek ndryshimet sociale dhe kulturore të vendit për më shumë se gjysmë shekulli. Tashmë përbën trashëgimi kulturore e të gjithë njerëzimit ,pasi është përfshirë së fundmi në listën përfaqësuese të trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s (takimi vjetor 4-9 dhjetor 2017). Symphonic Rebetiko është përpjekja e parë – ndërkombëtarisht e përpunimit simfonik të Rebetiko, nga doktori i muzikologjisë, Yannis Belonis, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Mikis Theodhorakis gjatë 15 viteve të fundit. Rebetiko përfshin këngë të njohura nga një numër i madh përfaqësuesish të rëndësishëm (por edhe referenca të shkurtra për traditën muzikore greke të Smirnit dhe Konstandinopojës). Synimi është që ky projekt të “udhëtojë” si brenda Greqisë ashtu edhe jashtë saj, duke kontribuar në shpërndarjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Rebetiko shoqërohet me orkestrën simfonike, duke e bërë më tepër interesante lidhjen e Lindjes me Perëndimin. Koncerti u zhvillua në bashkëpunim me Operën Kombëtare Greke. Pjesëmarrësit në koncert ishin Stathis Soulis  dirigjent i Operës Kombëtare Greke; Edmond Doko dirigjent i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe të tjerë artistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here