Google search engine
Home Politike “Unë di më shumë se ty”/ Nuk përmbahet Blendi Fevziu, i kthehet...

“Unë di më shumë se ty”/ Nuk përmbahet Blendi Fevziu, i kthehet keq Gjatës dhe ia plas të gjitha ‘një për një’: Kush i futi armët? Bëj ndonjëherë budallain që mos t’ju nxjerr juve…(REPLIKAT)

0
236

Mbrëmjen e  djeshme sh-anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata dhe gazetari Blendi Fevziu kanë debatuar rreth protestës në Partinë Demokratike të shtunën e 8 Janarit.

Fevziu i është drejtuar Çlirim Gjatës duke i thënë nëse e dinin se armët në selinë e PD ndodheshin prej 1 muaji dhe nëse ata kishin dijeni.

Nga ana tjetër, Gjata u kundërpërgjigj duke thënë se 2 ditë para protestës lajmëruan policinë që brenda PD-së kishte persona të armatosur dhe me precedentë penalë.

Çlirim Gjata: Pyetjet që duhet të shtrohen o Fevzi, janë kush i futi armët në PD.

Blendi Fevziu: Atëherë, a vjen ti këtu e drejton emisionin e të ulem unë të jap përgjigje?

Çlirim Gjata: Ku i gjetën armët policore paramilitarët në PD?

Blendi Fevziu: Gjata, që të dish një gjë, unë jap përgjigje shumë më shumë se ty se di dhe çik më shumë se ty. Po jam i detyruar ndonjëherë ta bëj budallain që mos ju nxjerr të paditur shumicën tuaj.

Çlirim Gjata: Unë nuk pyes drejtuesin e emisionit se s’është etike, po i shtroj si çështje atyre që duhet t’i kthejnë përgjigje. Kush i futi armët? Kjo është e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Armët kishte 1 muaj që ishin në seli. Armët kishin 1 muaj në seli. E dinit që armët ishin brenda. E dinit që kishte gaz lotësjellës. Tani mos hyjmë në këtë muhabet.

Çlirim Gjata: E do tjetrën ti? E di ti se është lajmëruar 2 ditë përpara protestës drejtori i policisë me SMS nga ana jonë, që kemi informacione që ka armë dhe paramilitarë dhe persona të dënuar e të kërkuar nga policia brenda në PD? E mora informacionin, ka kthyer përgjigje dhe kaq asgjë s’ka bërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here