Google search engine
Home Aktualitet Tri vite pas vrasjes së Agimit Buçit, rrëfehet autori: Ishte porosi, do...

Tri vite pas vrasjes së Agimit Buçit, rrëfehet autori: Ishte porosi, do merrja 30 mijë euro

0
187

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Agim Bucit dhe plagosja e bashkëshortes së tij, Merita Buci.

Autori i ngjarjes Vladimir Kurti gjatë përballjes me togat e zeza në Apel, ka thënë se është paguar për të kryer krimin dhe se deri tani nuk ka folur pasi ka patur frikë nga porositësi, pasi ai deri tani ka qenë i lirë.

Tani që porositësi i krimit është arrestuar dhe familja e Kurtit nuk rrezikohet ai ka vendosur të flas duke thënë se ai fillimisht i kishte dhënë 1000 euro dhe armën me të cilën kreu krimin.

Kurti tha se ai do të merrte një shumë prej 30 mijë eurosh.

Dëshmia e Kurtit është mbështetur edhe nga i bashkëpandehurit tjetër Rruzhdi Hoda. Ky i fundit është dënuar nga shkalla e parë me 26 vite heqje lirie. Apeli përpara se të shpallë vendimin për dy të dyshuarit i ka kërkuar hetuesive që të mbledhin prova të reja për shkak të deklarimeve të pandehurit.

Kujtojmë se krimi ka ndodhur më 25 prill të viti 2018, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe djali 6-vjeçari i çiftit.

 Kurti së bashku me Hodën u futën në biznes të maskuar për të grabitur xhiron ditore, por ata hasën rezistencën e pronarëve dhe gjatë përleshjes, hapën zjarr duke vrarë kryefamiljarin, e plagosur bashkëshorten.

 Gjatë procesit në shkallë të parë ata kanë pranuar fajin dhe u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimës për ngjarjen e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here