Debate për inceneratorët, kërkohen të dhënat e sistemit TIMS për udhëtimet e Gjiknurit dhe emrave të tjerë, bankat refuzojnë kërkesat e komisionit

0
210

Mbledhja e Komisionit Hetimor të inceneratorëve është zhvilluar me debate të forta. Shumë institucione nuk kanë kthyer përgjigje për informacionet e kërkuara, ndërkohë dje demokratët kanë propozuar që të merren të dhëna edhe nga sistemi TIMS mbi udhëtimet që kanë bërë jashtë krerët e kompanive dhe me kë janë shoqëruar ata. Pak kohë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi akuza se ish-ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka bërë 17 udhëtime së bashku me përfituesit kryesorë të parave të shtetit për inceneratorët, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme ishte deputeti i PD Luçiano Boçi, i cili propozoi që të merren të dhënat e sistemit TIMS për udhëtimet e emrave në hetim. Pra duket se PD do të faktojë udhëtimet e Gjiknurit me pronarët e kompanive të inceneratorëve. Boçi tha, se Prokuroria e Posaçme duhet të japë informacion lidhur me tre paditë që ka depozituar Partia Demokratike. “Të jemi të qartë se motivacionet e këtij komisioni janë ato që lidhen me shpenzimin korruptim të parasë publike, janë 400 milion euro. Iniciativa jonë nuk është e sotmja, por është në mbrojtje të interesit publik. Drejtorit të ri të Policisë t’i kërkohen të dhënat e TIMS për personat në hetim. Ne si komision t’i drejtohemi SPAK dhe meqenëse PD ka depozituar tre kallëzime penale, kërkon që të marrë informacion në lidhje me kërkesën e saj. Pyetja jonë është nëse është regjistruar kallëzim penal? Prokuroria duhet të na informojë. Pjesa e kërkesës është se cilëve persona i atribuohet vepra penale? A po hetohet shtetasi Edi Rama, Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri? Kur do të paraqiten kërkesat në gjykatë për këto çështje?”, tha ai.

Bankat nuk japin informacion

Ndërkohë, Komisioni Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane do ti kërkojë sërish informacion bankave të nivelit të dytë, pasi tre prej tyre, kanë refuzuar të japin informacion për biznesmenin Mirel Mertiri, i cili ka përfituar kontrata koncesionare për inceneratorët. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha, se Mirel Mërtiri ka detyruar bankat që të mos japin informacion. Ai kërkoi që të zbatohet ligji.“Tre banka nuk japin informacion për llogari të Mërtirit. I ka detyruar të mos japin. Bankat e kanë detyrim ligjor dhënien e informacionit. Ky komision ka për detyrë të bëjë një hetim të këtyre personave, me gjithë të drejtën që buron nga ligji. E vetmja gjë që po bie në sy është mbrojta që po i bëhet Mërtirit, po bëhet nga njëra palë. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Unë nëse marr përsipër të them fjalën hajdut e kam unë përgjegjësi. Mos u shqetëso pse po i them, unë hajdut Mërtirit. Unë nuk druhen aspak të quaj një person që zbulon me fondet hajdut. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi personale, mos u shqetësoni ju për mua dhe pse po quhet Mirel Mërtiri hajdut në këtë komision, zonja Fela”, tha Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here