Google search engine
Home Aktualitet E gjithë harta e Shqipërisë bëhet e kuqe, IGJEUM del me njoftimin...

E gjithë harta e Shqipërisë bëhet e kuqe, IGJEUM del me njoftimin e rëndësishëm dhe ngre alarmin: Do kemi erë dhe pluhur nga Saharaja

0
3542

IGJEUM ka dalë me një njoftim të rëndësishëm teksa në 10 qarqe të vendit tonë parashikohet si rrezikshmëri rënia e zjarreve.

Përmes një njoftimi zyrtar, IGJEUM parashikon zonat e rrezikut me rritjen e temperaturave mbi 40 gradë celcius.

Veç temperaturave të larta IGJEUM paralajmëron se era që do të fryjë do të jetë tejet e nxehtë dhe e shoqëruar me rërë që e kanë prejardhjen nga Saharaja.

  • Njoftimi i plotë:

ZJARRET NË PYJE

——————–

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm

në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet

Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 20 / 41 °C

në vendet malore: 16 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here