Familja Berisha nis sulmet ndaj Mark Markut dhe i kërkon të dorëzojë mandatin

0
362

Familja “Berisha” ka dalë nga letargjia dhe ka nisur sulmet mbi ata që kundërshtojnë praninë e ish-kryeministrit Sali Berisha në politikën aktive. Njëri prej personave që ka qenë kritik ndaj Berishës është deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku. Ky i fundit ka lëshuar një arsenal kritikash në Kuvendin e PD në adresë të Sali Berishës edhe pse nuk e ka përmendur me emër. Por kjo retorikë e ashpër e aplikuar nga zoti Marku, sidomos kërkesa e tij për rithemelimin e PD-së, duket se nuk iu kanë pëlqyer shumë tek familja Berisha. Për këtë arsye, në portalin e familjes Berisha ditën e djeshme është botuar një koment i shkruar nga një prej njerëzve të afërt të Berishës, në të cilin i kërkohet Markut që të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi ai s’ka bërë asgjë për PD-në dhe se meriton ta përfaqësojë atë në Parlament. “Ndërkohë Mark Marku në Kuvend kërkoi rithemelim të PD-së. Përveç kësaj renditi plot mangësi dhe më e thekura qe shprehja e tij: “Na vodhën, por edhe humbëm”. Më ngjau si filmi “Zonja nga Qyteti” me frazën: “Qumështin fshatit ia doni, çunat nuk ia pëlqeni për dhëndurë”! Marku ka të drejtë. Ajo parti u vodh nga Rama, por u “vodh” dhe nga Marku. Se u katapultua pa garë, pa krijuar frymë, pa rrezatuar besim, pa ngjallur shpresë. Mark-ër pati në çdo zonë. Ishte zgjedhje e kryetarit, jo dëshirë e votuesve. Dhe ai rezultat që u arrit erdhi prej Ramës, prej qeverisjes së keqe të tij. Jo prej fushatës prozaike që u bë. Sot PD duhet reformuar. Padyshim që do strukturuar dhe aty duhet plugim i thellë. Kjo nuk arrihet me teori e manuale, siç deri tani, por me garë dhe pa kulisa e paklientelë. Në se Marku e ndjen dhe e do, siç unë e besoj vërtet, duhet ta dorëzojë mandatin. Ta marrin ata që qëndruan pranë PD ditë e natë”, shkruan familja Berisha në portal

Nishani akuza Bashës

Por nga ana tjetër edhe Bujar Nishani dhe kritikët e tjerë të Bashës kanë shpërthyer dje në akuza të forta në lidhje me lisën e re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. Në vendimet që nxori Kuvendi janë lënë jashtë kësaj listës kritikët e kreut Lulzim Bashës, si Edith Harxhi dhe Arben Ristani. Ndërkohë edhe pse vetë shpëtoi për shkak të pozicionit politik që mban dhe u fut në këtë listë, Bujar Nishani ka ngritur një sërë akuzash dhe kritikash dje ndaj Bashës. Përmes një dalje publike, ai e ka cilësuar Kuvendin e Këshillit Kombëtar si tepër absurd dhe që përdoret nga Basha për interesa personale. Këtu ai iu ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të PD të reflektojnë dhe të ngrihen kundër Bashës për të mbrojtur partinë e tyre. “Kuvendi i saj Kombëtar për herë të parë u kthye në një teatër absurd! Kuvendi Kombëtar i PDSH u mblodh jo për të adresuar hallin politik të PD e demokratëve, të opozitës shqiptare e vuajtjeve të shqiptarëve, por u thirr për të mbuluar hallin politik të Lulzim Bashës”, u shpreh ai. Sipas Nishanit këto lëvizje tregojnë që Basha ka dështuar në drejtimit e PD dhe po përdor Këshillin për të mbajtur karrigen. Nishani tha se Basha po e degradon çdo ditë e më shumë PD, duke qenë se është shumë i dobët para Edi Ramës dhe ky i fundit tallet sa herë të dojë me të. Sipas tij, Rama ka 8 vjet që e merr me shpulla Bashën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here