Policia ka zhvilluar një operacion ku ka arrestuar edhe dy të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Bëhet e ditur se janë arrestuar B. Xhixha dhe E. Diva, të cilët janë kontaktuar nga N. Dumani për të kryer vrasjen.
Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve. Mësohet se ato kanë thënë se bien dakord që të kryejnë vrasjen me pagesë.
B. Xhixha dhe E. Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje .