Vatrat e para të gripit të shpendëve në Shqipëri/ A rrezikohemi? Silva Bino jep informacione mbi H5N8. Ja simptomat. Në tre vatrat ka filluar hetimi epidemiologjik

0
255

Ekspertja nga Instituti i Shëndetit Publik Silva Bino ka folur pas konfirmimit të tre vatrave të shpendëve të infektuar me virusin H5N8 në Shqipëri. Bino theksoi se virusi përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik, pasi nuk transmetohet nga shpendët te njerëzit. 

“Ne jemi njoftuar dje nga Ministria e Bujqësisë dhe Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe Sigurisë Ushqimore. Në fakt ky lloj virusi H5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik, pra një rrezik të ulët për njerëzit. Deri më tani janë identifikuar vetëm tre personanë Rusi të cilët kanë qenë më simptoma të lehta të gripit H5N8. Deri tani nuk ka pasur forma në njerëz dhe nga vlerësimet që janë kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Europiane, ku të gjitha të dhënat janë që rreziku për shëndetin publik është i ulët. Por pavarësisht kësaj ne jemi të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, kemi rishikuar planin e kontigjencës dhe do kryhen hetimet epidemiologjike të përbashkëta në mënyrë që të jemi sa më të kujdesshëm me shëndetin e njerëzve”, tha Bino në një prononcim për mediat.

Sa i takon simptomave Bino u shpreh:“Janë shenja fare të lehta për tre raste, shenja të gripit, me rrufë, me pak kollë dhe temperaturë, por jo forma të rëndë”.

Lidhur me konsumimin e produkteve të shpendëve, Bino deklaroi: “Të gjitha produktet e shpendëve mund të konsumohen mjafton që të gatuhen ashtu si duhet sipas të gjitha rregullave”.

“Nuk përbën rrezik për njerëzit. Jemi të përgatitur edhe për të identifikuar. Në tre vatrat ka filluar hetimi epidemiologjik, në bashkëpunim me strukturave veterinare. Nuk transmetohet nga shpendët te njeriu dhe nga njeriu te njeriu”, vijoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here