Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka reaguar lidhur me ndërprerjen e procesit të numërimit në disa KZAZ, pasi komisionerët kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes. Ai thotë se ata duhen zëvendësuar menjëherë por pa ndërprerë procesin e numërimit.
“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë”, thotë ai.








































