Google search engine
Home Aktualitet Blindohet gjykata, zbarkojnë me skafandra dhe antiplumb/ Dërgohet në seancë i forti...

Blindohet gjykata, zbarkojnë me skafandra dhe antiplumb/ Dërgohet në seancë i forti nga Nikla që dyshohet për ekzekutimin

0
343

Mëngjesin e sotëm, Gjykata e Fierit është blinduar nga forcat e shumta të Policisë, FNSH dhe RENEA, pasi në ambjentet e Gjykatës pritet të mbërrijë për t’u njohur me masën e sigurisë Albert Zaja.

Ky i funidt është një prej të dyshuarve për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, e ndodhur në 1 Shkurt në zonën e Sheqit.

Siç shihen nga pamjet forcat e FNSH-së kanë mbërritur me skafandra dhe me antiplumb, dhe kanë marrë nën mbikqyrje ambientet e Gjykatës, për të shmangur çdo incident gjatë mbërritjes së Zajës, i cili u arrestua të dielën në banesën e tij në zonën e Niklës.

Gjyqtarja që do të japë vendimin është Adelina Zarka, ndërsa prokurore Elida Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here