Kryeministri Rama po prezanton për të gjithë Shqiptarët skuadrën me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Përshëndetje të gjithëve, sot jemi këtu për të bërë prezantimin e skuadrës së Tiranës, në vrazhdën që i paraprin çeljes së fushatës elektoralë në 25. Ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut të Tiranës, një skuadër që është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, të të gjitha moshave, të të gjitha kategorivë, për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor, nuk është vetëm një zgjedhje për partinë në veçanti por edhe për një kandidat apo një tjetër.
Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyrim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë.
Zgjedhja e Luljetës dhe Najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë”, tha Rama.










































