Google search engine

    Rama: Nuk mund ta lëmë vendin në dorën e opozitës, një konglomerati materialesh të së shkuarës

    0
    248

    Gjatë prezantimit të skuadrës së Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit kryeministri Edi Rama tha se është e paimagjinueshme të mendosh se Shqipëria do të bjerë në duart e tyre që e kanë lënë vendin e tyre shumë më keq.

     “Sigurisht që jemi shumë larg asaj çfarë duam të bëjmë, por ne kemi përballë një skuadër që është një konglomerat i materialeve të së shkuarës. Është e paimagjinueshme të mendosh se Shqipëria do të bjerë në duart e tyre që e kanë lënë vendin e tyre shumë më keq. Ajo që i duhet sot vendit është vazhdimi me edhe më shumë forcë e kurajo i të gjitha reformave dhe punëve të nisura. Kemi bërë shumë, ka shumë për të bërë. Beteja jonë është kaq e rëndësishme për vendin, për të ardhmen se sa për të gjithë ne që jemi këtu në nivelin personal. Do ia kalon fjalën Ogertës, që na ka përfaqësuar denjësisht në një detyrë që ka qenë më e vështira e kësaj përiudhë, që dikush mund të kishte përsipër në këtë kohë pandemie në krye të sektorit të shëndetësisë, ku nuk pati vend që nuk njohu vështirësi”, tha Edi Rama

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here