Gazetari i “Top Channel” në Londër, Arben Manaj është rikthyer pas në kohë.
Teksa komentoi ndeshjen e vitit 2001, ku Shqipëria humbi me rezultatin 3-1 nga Anglia, ai nuk la pa përmendur batutën e Edi Ramës në një intervistë për BBC.
“Në 2001 kur erdhi Anglia që luajti me Kombëtaren më kujtohet që isha i vetmi gazetar që erdhën me ekipin anglez. Më kujtohet që kemi marrë Edi Ramën në intervistë në emisionin e mëngjesit “BBC breakfast” nga 15 katëshi. Dhe një nga batutat e tij të famshme ishte që…Kur e pyetën që kombëtarja e Shqipërisë është modeste, sa e ka rrogën David Beckham e ka gjithë kombëtarja jonë. Kjo flet për aq sa ka ndryshuar kombëtarja jonë”, tregoi gazetari për Proçesin Sportiv.
Kujtojmë se dje Kombëtarja është grumbulluar në Barcelonë për ndeshjet zyrtare eliminatore në kuadër të Botërorit Katar-2022, ku trajneri Edi reja ka grumbulluar 25 futbollistë për nevojat e tij dhe tri sfidat e para kualifikuese. Luhet me Andorrën (25 mars), më pas me Anglinë (28 mars) dhe në fund me San Marinon (31 mars), takime ku kuqezinjtë synojnë maksimumin e tyre.









































