Google search engine

    Ilirjan Celibashi: Vendi për vendosjen e materialeve të propagandës caktohet nga Bashkia, do rishikohet në KQZ, ndalohet afishimi në qendrat tregtare

    0
    292

    Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës nga partitë politike. Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku u miratua edhe paraprak për secilën parti, Celibashi tha se vendet për vendosjen e materialeve të propagandës caktohet nga Bashkia.

    Më pas, vendimi i kryetarëve të bashkive, do të diskutohet në KQZ. Celibashi shtoi se materialet duhet të shpërndahen në mënyrë proporcionale, por është e ndaluar afishimi i tyre në fasadat e qendrave tregtare.

     “Vendi për vendosjen e materialeve të propagandës caktohet nga Bashkia. Ndalohet afishimi i materialeve të propagandës. Ndalohet vendosja e materialit në qendrat tregtare. Matërialet shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendimi i kryetarëve të bashkive do të rishikohet nga KQZ,”- tha Celibashi ndër të tjera.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here