Google search engine
Home Politike Von Der Leyen: Duhet të nisin negociatat me BE-në

Von Der Leyen: Duhet të nisin negociatat me BE-në

0
215

Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen shprehet se negociatat me Shqipërinë duhet të nisin sa më parë.

Duke postuar në rrjetet sociale foto të takimit me kryeministrin Edi Rama ajo thotë se Shqipëria ka mbështetjen e BE-së për rindërtimin dhe përballimin e pandemisë.

“E lumtur për takimin me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria ka mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe përballimin e pandemisë. Shpresoj të vizitoj së shpejti Shqipërinë. Ne diskutuam për negociatat. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe negociatat duhet të fillojnë”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here