Google search engine
Home Politike Si do të votojnë më 25 prill të infektuarit me koronavirus? Ja...

Si do të votojnë më 25 prill të infektuarit me koronavirus? Ja çfarë thotë Rama

0
229

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme nëse do të votojnë ose si do të veprohet me personat e infektuar me koronavirus në 25 prill.

Rama tha se do të veprojnë si të gjitha vendet e tjera dhe se personat që rezultojnë pozitiv me virus do të qëndrojnë në shtëpi, duke theksuar rëndësinë e shëndetit në radhë të parë.

Kryeministri mohoi që dita e zgjedhjeve të ndikojë në rritjen e rasteve të personave të infektuar.

“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë. Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese postelektorale në aspektin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here