Google search engine
Home Politike Marrëveshja PD-LSI, Rama: Pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin...

Marrëveshja PD-LSI, Rama: Pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për…

0
236

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe marrëveshjen e firmosur një ditë më parë mes LSI dhe PD-së për zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se kjo marrëveshje është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit.

“Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Ilir Metën. Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo është e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket. Marrëveshja e djeshme tregon planin pse u firmos marrëveshja dje. Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç. Firmën një marrëveshje noteriale. Është pjesë e planit për lidhur Lulim me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për të marrë kokën e Lulit”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here