Google search engine

    Lirohet mjeku Edvin Prifti, Apeli i GJKKO ndryshon vendimin

    0
    243

    Apeli i GjKKO-së ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti duke lënë në fuqi vetëm atë të pezullimit nga detyra.

    Mjeku Edvin Prifti u la në burg më 13 shkurt, pasi Prokuroria e akuzoi për korrupsion dhe pastrim parash.

    Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, në kuadër të një operacioni që vuri në pranga 9 persona, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra. 

    Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.

    Vijon…

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here