“Për’puthen” është një nga emisionet më të ndjekur aktualisht dhe konkurrentët e programit kalojnë në lupën e teleshikuesve. Këtyre të fundit dhe ndjekësve në rrjete sociale nuk ju shpëton asgjë që publikojnë konkurrentët, sidomos vajzat. Në lidhje me këtë gjë, Sindi ka marrë një koment shumë të papërshtatshëm nga një ndjekës i saj në Instagram.
Sindi ka zhvilluar një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj dhe dikush e ka pyetur përse vesh një fustan fallco të krijuar nga Philip Plein. Sindit nuk i ka shpëtuar kjo pyetje dhe ajo i është kthyer keq personit në fjalë.
“Nuk e mbaj veten për vajzën e ish-president Obamës apo ndonjë Rihanna që të vishem me fustan miliona lekëshe… edhe po të isha mendoj se më mirë ato lekë do t’i jepja për dicka që të investoja në të ardhmen e botës sesa për t’i treguar shoqërise që unë vishem me Gucci, Prada, etj”, i është përgjigjur Sindi.
Ndërkohë së fundmi kujtojmë se Sindi është kthyer sërish në “Për’puthen” pas një mungese disajavore për shkak se humbi një nga njerëzit më të afërt, gjyshin e saj.











































