Google search engine

    “Keqardhje për Tiret që njollosin mjekët”, kryeministri Rama tregon strategjinë që do të ndiqet ndaj COVID-19: Brenda marsit do të kemi 40 mijë doza të tjera

    0
    244

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Fieri se brenda muajit mars do të përfundojnë vaksinimin e bluzave të bardha.

    Gjithashtu Rama tha se do të mbërrijnë edhe 40 mijë dozat e Pfizer ndërkohë pritet të sigurohen edhe doza të tjera vaksinash. Kreu i qeverisë ironizoi deklaratat për vaksinimin e të moshuarve personalitete duke theksuar se ato bëhen nga persona që duan të shkaktojnë zhurmë.

    “Të dielën do fillojmë me të moshuarit mbi 80-vjeç, mbarojmë me bluzat e bardha, shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzit disa sepse kujtojnë ose nuk kujtojnë asgjë por duan të bëjnë vetëm zhurmë. Ne kemi qenë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë në atë kategori që do vaksinohen.

    Sfida është sigurimi i dozave që sasia që bëhet të rritet. Kemi garancinë që brenda marsit do të kemi 40 mijë dozat e marrëveshjes me Pfizer dhe brenda një kohe të shkurtër të kemi më shumë vaksina që ta mbarojnë për 14 muaj.

    Do bëjmë çmos ta realizojmë me gjithë vështirësitë që ka kjo situatë. Janë 140 shtete që nuk kanë asnjë perspektivë të qartë për momentin. Brenda marsit do mbyllim të gjithë bluzat e bardha. Keqardhje për Tiret që njollosin bluzat e bardha. Por ata e kanë gjetur vendin që meritojnë”, tha Rama.

    Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi deri më tani janë vaksinuar 3000 persona në total. “Deri tani javë vaksinuar mbi 3000 persona, mjekë dhe infermierë së bashku me të moshuarit”, tha Manastirliu.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here