Google search engine
Home Aktualitet Covid nuk ndalet! Një tjetër mutacion shfaqet në Japoni, testohen pozitiv mbi...

Covid nuk ndalet! Një tjetër mutacion shfaqet në Japoni, testohen pozitiv mbi 90 raste

0
218

Japonia ka konfirmuar një variant të ri të COVID-19. Reuters shkruan se mbi 90 raste janë shfaqur në Tokio, duke e përballur vendin me sfida të reja teksa përpiqet të kapërcejë një valë të tretë të pandemisë.

Varianti i ri është gjetur në 91 raste në zonën Kanto të Japonisë lindore dhe në 2 raste në aeroporte. Në lidhje me këtë qeveria po rrit vëzhgimin kundër varianteve mutante të Covid pasi ato mund të jenë më rezistente ndaj vaksinave.

“Mund të jetë më ngjitës sesa llojet konvencionale dhe nëse vazhdon të përhapet në vend, kjo mund të çojë në një rritje të shpejtë të rasteve,” tha Katsunobu Kato.

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here