Pas tërmetit dëmtues të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri gjithnjë e më tepër iu kushtua rëndësi kushteve sizmike për ndërtimin, teksa prej 30 vitesh vijon të ndërtohet me KTP e vitit 1989, edhe pse shtetet e tjera Hartën sizmike e përditësojnë cdo 5-6 vjet.
Së fundmi, me një vendim të qeverisë, në vijim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” të miratuar në Kuvend në korrik të 2019-tës, është përcaktuar se cdo subjekt zhvillues duhet të bëjë studimin i cili para se të kalojë për leje dhe pasi të ketë bërë studimin duhet të kalojë për oponencë dhe dhënie mendimi edhe në Departamentin e Sizmologjisë në IGJEUM.
Kjo ndodh për herë të parë në vend dhe është pasqyruar dhe në ndryshimet e ligjit për urbanistikën. Edhe pse në vitin 1998 në ligjin për Urbanistikën ka pasur si kërkesë të tij pajisjen e subjekteve për leje ndërtimi me vërtetim të intensitetit sizik, ai ligj u shfuqiuza në 2011.
Por me ndryshimet aktuale zhvilluesi duhet t’i bashkëngjisë kërkesës për kryerje punimesh edhe studimin sizmilogo-inxhinerik, e cila do të merret në Institutin e Sizmologjisë në IGJEUM. Kjo do të thotë se nuk funksionon me vërtetimi për intensitetin sizmik në mbështetje të KTP-N.2-89.
Në VKM e dhjetorit 2020 tashmë parashikohet edhe vlerësimi i rrezikut sizmik ku përcaktohen edhe kriteret që duhet të maten për të kryer punime. Sipas ligjit të Mbrojtjes Civile, në nenin 13 thuhet se është kryetari i bashkisë, në rastet kur ai është përgjegjës për vendimmarrjen, lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativtë bashkisë. Në raste kur bëhet fjalë për projekte strategjike e kombëtare zhvillimore, vërtetimi jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Do të jetë në dorë të kryetarit të bashkisë që për vlerësimin e rrezikut sizmik t’i drejtohet Departamentit të Sizmologjisë në IGJEUM.
Ky departament përsa i përket ndërtimeve, ka përcaktuar me zona vlerën e PGA-së, ndërkohë që ajo që kërkohet tashmë është vlerësimi real në terren i sizmicitetit në një zonë që do të ndërtohet.
REKOMANDIMET E IGJEUM
Nisur nga kjo VKM, Departamenti i Sizmologjisë diskutoi për rezultatet e deritanishme të vlerësimit të rrezikut sizmik të Shqipërisë të prezantuara nëpërmjet hartave përkatëse probabilitare dhe vendosi:
- Të rekomandojë për përdorim për qëllime të projektimit të strukturave në territorin e vendit tonë hartat probabilitare të rrezikut sizmik të Shqipërisë të hartuara në periudhën Janar-Mars 2020, përkatësisht, atë me probabilitet tejkalimi 10% në 50 vjet (periudhë përsëritje 475 vjet) dhe probabilitet tejkalimi 10% në 10 vjet (periudhë përsëritje 95 vjet) dhe t’i publikojë ato në faqen ëeb të IGJEUM-it. Këto harta do të jenë në përdorim deri në finalizimin e një projekti për përditësimin e tyre sipas të dhënave më të fundit të tërmeteve në vendin tonë dhe rreth tij.
- Bashkë me hartat probabilitare të rrezikut sizmik, të publikohen edhe vlerat e rrezikut sizmik në terma të PGA për periudha përsëritje 95 dhe 475 vjet, për çdo Bashki dhe Njësi Administrative të vendit.Këto vlera përfaqësojnë parametrin agR sipas standardit të Eurokodit 8.
- Të rekomandojë që, si spektra elastikë horizontale dhe vertikalë në të gjithë territorin e vendit të përdoren format spektrale standarde të Eurokodit 8 të Tipit 1, të shkallëzuara me vlerat përkatëse të rrezikut sizmik për të dy nivelet e rrezikut dhe të përzgjedhura në vartësi të Tipit të Truallit që rezulton nga matjet direkte në vendin ku do të ndërtohet.

PROCEDURAT QE PARASHIKON VKM PER RREZIKUN SIZMIK
Në VKM e dhjetorit të 2020 krahas rreziqeve të tjera si ai gjeologjik, nga zjarret etj., që duhen vlerësuar për të kryer punime është dhe ai i rrezikut sizmik që ndahen në këtë formë:
Në varësi të tipit të strukturës, kërkesat për vlerësimin e rrezikut sizmik ndahen, si më poshtë vijon:
1.1 Kërkesa bazë në zbatim të standardit të
projektimit për vlerësimin e rrezikut sizmik (si
kusht minimal):
- Vlerësimi i parametrit Vs30 për klasifikimin e truallit me metoda sizmike (MASË ose doën-hole ose refraction), sipas matjeve fushore në sheshin e ndërtimit dhe të dokumentuara në raportin teknik. Volumi i matjeve është në funksion të madhësisë së projektit (ndërtesë, bllok ndërtesash);
- Vlerësimi i nxitimit maksimal të vibrimit të truallit për periudhë përsëritje 475 vjet;
- Vlerësimi i nxitimit maksimal të vibrimit të truallit për periudhë përsëritje 95 vjet;
- Spektrat elastikë horizontalë dhe vertikalë të reagimit për periudhë përsëritje 95 dhe 475 vjet, të vlefshëm për projektin e objektit në funksion të kategorisë së truallit.
1.2 Strukturat që duhet të plotësojnë kërkesat bazë të rrezikut sizmik: - Të gjithë tipat e ndërtesave me lartësi deri në
12 kate, ku, në bazë të karakteristikave të tyre, aplikohen koeficientët përkatës të rëndësisë të strukturës - Veprat e transportit, ura hekurudhore ose automobilistike, ku, në bazë të karakteristikave të tyre, aplikohen koeficientët përkatës të rëndësisë të
strukturës; - Vepra hidroteknike pa digë ose me digë më të vogël se 10 m (që përfshihen, sipas ICOLD, buletini 148, 2016, në diga “jo të mëdha”);
- Strukturat ndihmëse dhe komponentët hidromekanikë dhe elektromekanike të veprave hidroteknike pa digë ose me digë më të vogël se 10 m.
a) Kërkesa të avancuara në zbatim të standardeve shqiptare të projektimit dhe standardeve më të përparuara ndërkombëtare për vlerësimin e rrezikut sizmik - Për të gjitha ndërtesat dhe veprat që dalin mbi përcaktimet e bëra në pikën 1.2, të kësaj shtojce, do të aplikohen kërkesat e avancuara për vlerësimin e rrezikut sizmik të listuara më poshtë.
- Punime sizmike me metodat MASË, refraction ose doën-hole për vlerësimin e
konfigurimit të shtresave, parametrit Vs30, parametrat e shpejtësisë të valëve sizmike P dhe S, për të mundësuar vlerësimin e moduleve dinamike. - Analiza e rrezikut sizmik të veprës, ku përfshihen:
i. aktiviteti sizmik dhe sizmotektonika e rajonit të projektit;
ii. vlerësimi probabilitar për periudha përsëritjeje deri në 10.000 vjet dhe determinist i rrezikut sizmik të sheshit të ndërtimit;
iii. deagregimi i rrezikut sizmik sipas nxitimit maksimal të vibrimit të truallit dhe SA nxitimit spektral për disa periudha përsëritjeje në funksion të projektit (në rastin e digave, për të 3 skenarët e shfrytëzimit dhe tërmetet e projektimit, kurse për ndërtesat e larta, deri në periodën themelore të vibrimit të strukturës). - Përzgjedhja e historive kohore të nxitimit për të mundësuar analizën jolineare të sjelljes së strukturës nga tërmetet e regjistruara në Shqipëri, të publikuara nga IGJEUM-i ose/edhe nga arkivat on-line evropiane ose botërore dhe përshtatja e tyre me kushtet reale të veprës në funksion të periudhës së përsëritjes, periodës së vibrimit dhe nivelit të shuarjes. Në funksion të kërkesave të investitorit, në rastin e digave të larta, mund të përdoren edhe historitë kohore sintetike.
b) Strukturat që duhet të plotësojnë kërkesa të avancuara për vlerësimin e rrezikut sizmik: - Vepra dhe ndërtesa, të cilat investitori i përcakton me rëndësi të jashtëzakonshme;
- Të gjithë tipat e ndërtesave me lartësi më të madhe se 12 kate;
- Vepra hidroteknike të përcaktuara si “diga të mëdha”, sipas ICOLD, buletini 148, 2016, me digë me lartësi më të madhe se 15 m;
- Vepra hidroteknike të përcaktuara si “diga të mëdha”, sipas ICOLD, buletini 148, 2016, me lartësi midis 10 dhe 15 m, që plotëson një nga kriteret e mëposhtme:
4.1. Me gjatësi dige më të madhe se 500 m;
4.2. Me kapacitet të rezervuarit më të madh se 1×106 m3;
4.3. Me shkarkues me kapacitet që i tejkalon 2000 m 3. - Strukturat ndihmëse dhe komponentë hidromekanikë dhe elektromekanikë të veprave hidroteknike të përcaktuara si “diga të mëdha”, sipas klasave të sigurisë të ICOLD, 2016, buletini 148;
- Termocentrale të të gjitha madhësive;
- Të gjitha strukturat gaz- dhe naftësjellëse.



































