Pas shoqërimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, me urdhër të SPAK., policia zbarkoi në banesën e saj në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se pas kontrollit policia ka gjetur në banesën e saj një shumë parash prej 10 mijë dollarësh, të cilat janë sekuestruar pasi dyshohet se janë të përfituara në mënyrë jo të rregullt në këmbim të vendimeve që kjo gjyqtare jepte duke favorizuar të dënuar.











































