Google search engine
Home Politike Drejtesi Del emri/ Kush është i dënuari për vrasje që kërkonte lirinë dhe...

Del emri/ Kush është i dënuari për vrasje që kërkonte lirinë dhe fundosi gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 9 të tjerëve në Gjykatën e Krujës

0
271

Sajmir Petani është i dënuari për vrasje që “fundosi” sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe tetë të tjerë në Gjykatën e Krujës.

SPAK ka lëshuar urdhër arreste për personat në fjalë pasi përgatitshin që të lironin nga burgu Petanin, kundrejt një shumë të koniderueshme parash.

Petani është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se kërkonte me patjetër lirinë dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha.

Ky nuk do të ishte rasti i parë që Hoxha do të lironte nga burgu një të dënuar për vepra të rënda penale.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Pasi liroi nga burgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here