Në Meksikë vazhdojnë përplasjet e forta mes bandave kriminale dhe aro të drogës. Mediat e huaja kanë publikuar një video që ka bërë xhiron e portaleve ku dëgjohen momentet e tmerrshëm kur nisin të shtënat mes bandave rivale.
Raportohet se lufta shpërtheu menjëherë pasi një nga bandat e trafikut të drogës tentoi të rrëmbente një anëtar të bandës tjetër në restorantin “Oates” në Jalisco. Momentalisht, ende nuk janë identifikuar bandat e përfshira në këtë ngjarje.
Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetën, ndërsa dy kamerierë dhe një polic jashtë detyrës u plagosën. “E vranë, e vranë”, dëgjohet që thonë dëshmitarët në vendngjarje.






































