Paraditen e sotme, një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, pranë plazhit të Velipojës.
Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq, në vendin e quajtur, Gryka e Vilunit, në Velipojë.
Peshkaqeni është i ngordhur dhe ende nuk dihet lloji i tij. Kjo nuk është hera e parë që peshqit grabitqar dalin në brigjet shqiptare. Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon.