Google search engine
Home Sociale “Në javët e ardhshme do të ketë mbi 1000 infektime në ditë”,...

“Në javët e ardhshme do të ketë mbi 1000 infektime në ditë”, mjeku Domi del me paralajmërimin e fortë për situatën e COVID-19

0
290

Parashikime pesimiste vijnë nga ekspertë të shëndetit lidhur me ecurinë e pandemisë së koronavirusit në vend.

Mjeku, Arban Domi ka bërë parashikime pesimiste për atë që na pret në javët e ardhshme në lidhje me situatën e COVID-19. Ai thotë  se në javët në vazhdim do të ketë shtim të numrit të infektimeve.

Mjeku foli gjithashtu dhe për vaksinat dhe shpjegoi planin e shpërndarjes së tyre.

Domi: Në javët e ardhshme numrat në Shqipëri do të kalojnë 4 shifror, do të jenë mbi 1 mijë infektime në ditë dhe veçanërisht numrat më të rritur, nuk duhet neglizhuar Tirana, por për mendimin tim numrat më të rritur do të jenë në rrethe, veçanërisht në rrethe jo shumë të prekur deri më sot. Virusi në një mënyra apo një tjetër do e gjejë rrugën të përhapet.

Përsa i përket vaksinave ka një sërë komponentësh shqetësues. Së pari është prodhimi. E kemi diskutuar edhe në emisione të tjera dhe kam thënë shumë kohë më përpara, numrat që propagandohen nga prodhuesit dhe shtetet që bëjnë kontratat janë shumë optimiste dhe realiteti i prodhimit është komplet ndryshe. Ka probleme prodhimi, ka probleme cilësie dhe të tjera. Në këtë rast, le t’i marrim siç thatë ju Pfizer. Kjo kompani e ka pakësuar numrin me shpresën që pas disa ndryshimeve dhe optimizimeve në fabrikat e tyre të prodhojnë më shumë,kjo do të shtyjë dozat e nevojshme për disa javë.

Mesa di unë Pfizer ka lajmëruar të gjitha shtetet për shtyrjen e furnizimeve. Në rastin e Shqipërisë nuk e kam parë të jetë i tillë, të paktën nga deklaratat zyrtare. Nëse nuk i është komunikuar, do të thotë të marrin dozat e nevojshme në janar. Kur Pfizeri i shtyn dozat Gjermanisë, Francës dhe shteteve më të zhvilluara që kanë potencialin për t’i bërë presion Pfizer-it, sigurisht që shtetet më të vogla do të jenë më pak të favorizuara. COVAX-i do të vijojë shpërndarjen, të paktën nga të dhënat zyrtare në fillim të shkurtit.

 Problemi me COVAX-in është që plani i COVAX-it, për vaksinimin e vendeve pjesëmarrëse në COVAX që zakonisht janë 190, nga të cilat 90 e ca nuk marrin vaksina për vendet e tyre, janë vende e zhvilluara ekonomike, që kanë marrë pjesë për të ndihmuar financiarisht. Vendet që do të marrin janë tek 90-92. Plani i COVAX-it është që në gjashtëmujorin e parë të vaksinohet vetëm personeli mjekësorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here