Google search engine
Home Rajoni Kosova Thirret nga Gjykata Speciale e Hagës një tjetër anëtar i UÇK-së

Thirret nga Gjykata Speciale e Hagës një tjetër anëtar i UÇK-së

0
255

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda(Shota) është ftuar nga Gjykata Speciale. Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar.

“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”,-  ka shkruar Musliu në rrjetin e saj social Facebook.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut:

Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here