Makina aksidenton buzë rruge efektivin e policisë në Vlorë, drejtuesi largohet nga vendngjarja

0
228

Një efektiv policie me inicialet M.S., është plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Nësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë një karburanti.

Efektivi ka qenë anash rrugës, në momentin që një automjet e ka përplasur. Më pas, autori i ngjarjes është larguar nga vendi në drejtim të paditur.

Në videon e mëposhtme shihet që në vendin e ngjarjes, pranë një karburanti janë mbledhur forca të shumta policie. Nga ana tjetër efektivi është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here