Ndarja parakohe nga jeta e mjekes shqiptare, flet partneri i saj gjerman dhe zbardh misterin e vdekjes së saj: Ajo ishte një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo

0
371

Një lajm i trishtë erdhi disa ditë më parë për bluzat e bardha. Mjekja shqiptare që punonte në Gjermani Eneida Doko, 34 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor. Lajmi u bë me dije nga gazeta gjermane BILD. Ajo po udhëtonte të enjten me Merdecesin e saj të ri GLA. Për shkak se po nxitonte, ajo humbet kontrollin e mjetit, godet një ishull trafiku dhe përplaset me një shtyllë betoni me forcë. Sipas dëshmive të personave që u ndodhën në vendngjarje, makina ka fluturuar disa metra në ajër dhe më pas përfundoi në kanal.

Pasi morën vesh lajmin, ekipet e emergjencës nxituan drejt vendngjarjes dhe tentuan ta mbanin në jetë 34-vjeçaren, duke ia dalë për disa minuta. Por më pas ajo ndërroi jetë në spital. Partneri i saj gjerman tha se ajo ishte një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo.

Ai deklaroi: “Donim të martoheshim, të kishim fëmijë”

Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here