Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të qendrës shëndetësore nr.1 në Tiranë foli dhe mbi rastin e sanitares së COVID2, e cila mashtroi vajzën e një paciente me koronavirus të shtruar në këtë spital.
Duke e konsideruar një akt të shëmtuar Rama tha se ajo nuk mund të përbaltë trupën e denjë të bulzave të bardha. “Çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, thotë Rama.