Google search engine
Home Bota Pushuesi britanik infekton 30 veta me variantin e ri të virusit në...

Pushuesi britanik infekton 30 veta me variantin e ri të virusit në këtë shtet, autoritetet alarmohen: Mutacion shumë ngjitës

0
247

Autoritetet besojnë se personi në fjalë ka sjellë mutacionin shumë ngjitës britanik të koronavirusit në Wengen.

Dhjetë infeksione të reja me koronavirus janë regjistruar në Wengen brenda 24 orësh. Drejtoria Shëndetësore e Bernës e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Berner Zeitung të martën pasdite.

Destinacioni i njohur turistik në Kantonin e Bernës tashmë ka pasur 70 raste infeksioni që nga Krishtlindja. Kjo përbën një shifër të madhe për një fshat me vetëm rreth 1000 banorë.

Por, numri i njerëzve që qëndrojnë në këtë lokalitet gjatë dimrit rritet ndjeshëm nga prania e entuziastëve të sporteve dimërore.

Gjithashtu është bërë e njohur se rreth 30 infeksione të kurorës mund t’i atribuohen një turisti të vetëm britanik. Autoritetet besojnë se personi në fjalë ka sjellë mutacionin shumë ngjitës britanik të koronavirusit në Wengen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here