Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat

0
352

Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave. Kjo është e disata herë që shtyhet procesi i rivlerësimit, pasi me shpërthimin e pandemisë qeveria vendosi të shtyjë procesin deri më 30 shtator të 2021, por duke parë se gjatë kohës së pandemisë aplikimi ishte shumë i ulët u vendos sërish shtyrja e afatit. Kështu pas dekretimit nga Presidenti i Republikës më 5 janar, është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimi ligjor që e shtyn procesin deri më 31 dhjetor 2021. “Kuvendi i republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: “Në paragrafin e parë të nenit 1, fjalët “deri në datën 31 dhjetor 2020” zëvendësohen me fjalët “deri në datën 31 dhjetor 2021”. Neni 2 Në nenin 5, fjalët “dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020” zëvendësohen me “dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021””, thuhet në dokument. Sipas të dhënave të publikuara, ky ligj hyn në fuqi më 23 janar. Ashtu sikur e shpjeguam, bllokimi i procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për shkak të pandemisë është bërë shkak që qeveria ta shtyjë edhe një herë afatin e tij. Bëhet fjalë për shtyrjen e dytë të procesit të rivlerësimit, i cili hyri në fuqi në janar të vitit 2020 me shtirje deri në muajin shtator. Duke marrë parasysh të dhënat zyrtare, që nga periudha 17 janar 2020, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 90/2019, deri në 17 mars 2020, periudhë në të cilën nisi marrja e masave të veçanta gjatë infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, numri i aplikimeve për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është 15 071. Ndërkohë, për periudhën 18 mars – 22 maj numri i aplikimeve është 4 835. Pra, siç shihet situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të dukshme të numrit të aplikime për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me prej 68%.

Përfitimi për qytetarët

Sipas të dhënave të ligjit, përfitues nga kjo lehtësi fiskale janë kryesisht qytetarët të cilët e kanë fituar të drejtën e pronave që prej viteve ‘90, të cilët në rast shitjeje, janë të detyruar të paguajnë shuma të konsiderueshme prej rritjes në vite të vlerës së pronës së tyre. Sipas Ministrisë së Financave vlerësohet se janë rreth 40 mijë familje që do të përfitonin ndjeshëm nga ky proces, ndërkohë që efekti i tij në buxhet mendohet të jetë afërsisht 4 miliardë lekë, apo 40 milionë dollarë. Në vitin 2017, kur u bë edhe rivlerësimi i fundit, brenda një 6 mujori, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 20 milionë dollarë, ndërkohë që për shkak të taksës së ulët, qytetarët kanë kursyer 156 milionë dollarë, të cilat do t’i kishin derdhur në shtet në formën e tatimfitimit në rast se nuk do kishin rivlerësuar pasuritë. Sa për të sjellë një shembull, një qytetar që e ka përfituar banesën me çmimin 1 milion lekë, ndërkohë që ajo sot kushton 10 milionë lekë, do të paguante një tatim fitim prej 1.3 milionë lekësh. Ndërkohë që rivlerësimi i saj kushton më pak se 300 mijë lekë, e tatimfitimi që do të paguante më pas është në masë të papërfillshme. “Ndërkohë bëhet e ditur se, pas miratimit të Ligjit për rivlerësimin e pasurive, Kadastra Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, hartoi dhe miratoi aktet nënligjore që e bëjnë të mundur zbatimin e tij.

Tani, pas miratimit të tyre, Kadastra shqiptare fton qytetarët e interesuar se, duke filluar nga dita e nesërme, mund të paraqiten pranë sporteleve të ADISA-s (atje ku ka të tilla) ose pranë sporteleve tona, për të aplikuar për procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre. Siç jeni në dijeni, nga ditët e para të janarit, ka filluar edhe aplikimi i reformës më të fundit të qeverisë shqiptare, reforma e shërbimeve “on line” përmes platformës “e-Albania””, sqaron ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here